E dhimbshme, Sportistja e njohur vdes në moshën 18-vjeçare

  • S.A /
  • 09 January 2023 - 10:57
E dhimbshme, Sportistja e njohur  vdes në moshën 18-vjeçare

Mundësja e talentuar e MMA-s, Victoria Lee ka vdekur në moshën 18-vjeçare. Arsyet e vdekjes së Lee ende nuk janë zbuluar, transmeton "Kosova Sot Online". Vdekja e Victoria Lee, e cila ndodhi më 26 dhjetor, u konfirmua nga motra e saj, Angela:

“Victoria ishte shpirti më i bukur që ka jetuar ndonjëherë. Ajo ishte motra e vogël më e mirë në botë. Vajza më e mirë, mbesa më e mirë dhe tezja më e mirë”, shkruan Angela. “Shumë na mungon motra e vogël. Më shumë se sa mund ta imagjinosh. Jemi të gjithë të dërrmuar. Sepse një copë jotja ishte në secilin prej nesh dhe kur u larguat, ato copa u grisën. Nuk do të jetë kurrë njësoj”, shkroi ajo.

(Kosova Sot Online )