Plagosi në sy 20-vjeçarin në lokal, arrestohet 23 vjeçari

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 11:41
Plagosi në sy 20-vjeçarin në lokal, arrestohet 23 vjeçari

Policia ka arrestuar në Korçë, një 23 vjeçar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka treguar se në një lokal 23 vjeçari ka dëmtuar me sende të forta, në sy, një 20-vjeçar për motive të dobëta.

20-vjeçari ka marrur trajtim mjekësor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 23 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Belorta, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta, në sy, një 20-vjeçar, i cili pas mjekimit në spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë, për mjekim të specializuar”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)