Përdh*unoi një 16-vjeçare, arrestohet shqiptari

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 17:56
Përdh*unoi një 16-vjeçare, arrestohet shqiptari

Një 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Florjan S. është vënë në pranga nga policia spanjolle pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht një të mitur në Vilafranca dek Penedes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ka qenë vetë e reja e cila ka bërë denoncimin duke treguar edhe banesën ku 35-vjeçari e kishte mbajtur për gati pesë orë.

Vajza 16-vjeçare kishte treguar se 35-vjeçari pasi kishte kryer aktin e rëndë i ka thënë të largohej: “Mund të largoheni tani” ka treguar e mitura se i ishte drejtuar abuzuesi.

E mitura, vetëm 16 vjeçe, shkoi për të kërkuar ndihmë në një furrë buke aty pranë dhe prej andej e transferuan në spital. Po atë pasdite, rrëmbyesi dhe përdhunuesi i saj u arrestua nga Mossos. Tre ditë më vonë, ai u soll në Gjykatën Hetimore 5 të Vilafranca, e cila urdhëroi vendosjen e tij në paraburgim pa kusht.


Ndërkohë policia spanjolle bën me dije se 35-vjeçari rezulton i përfshirë në botën e krimit, sidomos në trafikun e drogës.

Raportohet se e mitura është rrëmbyer teksa dilte nga një lokal nate mbrëmjen e 7 janarit.


(Kosova Sot Online)