Sot moti i vranët në Kosovë, a do të bie shi?

  • E.K /
  • 14 January 2023 - 08:37
Sot moti i vranët në Kosovë, a do të bie shi?

Moti në Kosovë sot do të jetë i vranët dhe vende-vende do të ketë riga shiu, përcjell "Kosova Sot Online".

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius.

Edhe gjatë ditës së dielë parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

(Kosova Sot Online)