Vdes pacienti që u hodh nga klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 12:04
Vdes pacienti që u hodh nga klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës  mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.

(Kosova Sot Online)