Qeni kafshon për vdekje 28-vjeçaren

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 17:36
Qeni kafshon për vdekje 28-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik britanik në provincën e Caterham, Surrey, ku një tufë qensh, mes të cilëve edhe një Leonberger, kafshuan për vdekje një 28-vjeçare dhe plagosën rëndë shoqen e saj, teksa këto të fundit po bënin një shëtitje në parkun e qytetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por, mesa duket, Leonberger nuk është një emër i panjohur për opinionin mediatik britanik, pasi vetëm disa kohë më parë, në BBC u shfaq një emision për këlyshët problematikë, mes të cilëve ishte edhe Shiva, qeni shumë i padisiplinuar.

Asnjë nga qentë e kapur nga policia nuk klasifikohet si i rrezikshëm, me raca që përfshijnë dy Dachshunds, një Kakapo, një Collie dhe Shiva Leonberger.

Image

(Kosova Sot Online)