Dikush ka shkruar në fasadën e kishës në Kragujevc “Allahu Akbar” dhe “Kosova është Serbi”

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 13:15
Dikush ka shkruar në fasadën e kishës në Kragujevc “Allahu Akbar” dhe “Kosova është Serbi”

Policia në Kragujevc ka arrestuar P. C. (28) nga ky qytet, për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe jo tolerancës nacionale, racore dhe fetare, raportojnë mediat serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

I arrestuari dyshohet se ka shkruar grafite në platonë përballë kishës së Shën Savës, por edhe në fasadën e kishës në lagjen “Aeroporti” në Kragujevc. Në grafitin e shkruar mund të lexohen thirrjen “Allahu Akbar” por edhe “Jezus Akbar”. Në fasadë dallohen mesazhe të paqarta, si dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”,

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)