Kërcënoi pronarin e një lokali dhe klientët e tij, arrestohet 50-vjeçari

  • E.k /
  • 17 January 2023 - 14:14
Kërcënoi pronarin e një lokali dhe klientët e tij, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar, pasi në gjendje të dehur ka sulmuar pronarin e lokalit ku po pinte si dhe ka ofenduar klientët e pranishëm në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në përpjekje për tu larguar nga lokali ai ka rrëshqitur dhe ka marrë disa dëmtime në fytyrë.

Në një moment oficerët e policisë kanë ndërhyrë, por shqiptari është nervozuar duke marrë një qëndrim agresiv dhe të egër ku edhe është arrestuar.

(Kosova Sot Online)