Meta: Skënderbeu do të mbetet përherë krenaria jonë

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 15:06
Meta: Skënderbeu do të mbetet përherë krenaria jonë

Kryetari i Parisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar 555 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Në postimin e tij në Facebook, Meta theksoi se sot nderohet kujtimi dhe vepra frymëzuese e simbolit të përbashkët.

Postimi i plotë:

Në 555-vjetorin e kalimit në përjetësi të Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, “shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë” nderojmë sot kujtimin dhe veprën frymëzuese të simbolit tonë më përbashkues në mbrojtje të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe identitetit tonë kombëtar. Përcaktuesi vendimtar i përkatësisë tonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar do të mbetet përherë krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!

(Kosova Sot Online)