Duda Balje jep shpresa për Trustin: Qytetarët kanë nevojë për ato mjete

  • E.K /
  • 18 January 2023 - 14:01
Duda Balje jep shpresa për Trustin: Qytetarët kanë nevojë për ato mjete

Deputetja, Duda Balje, tha se nesër do të votojë për tërheqjen e parave nga Trusti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Blaje është shprehur se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për këtë para.

“Dua të mendoj pozitivisht dhe po dua të mendoj se do të kalojë. Unë i kam dhënë përkrahje edhe në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, përkrahje do të jap edhe nesër”, tha Balje.

“Mendoj se këtë herë Trusti ka ardhë në Kuvend në mënyra pak më ndryshe se herën e parë, kemi Trustin me nënshkrime të qytetarëve të cilët ata kanë vërtetu se kanë nevojë për ato mjete”, tha Balje.

(Kosova Sot Online)