Westerlund: Për Asociacionin mund të merret ky model

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 19:15
Westerlund: Për Asociacionin mund të merret ky model

Disa modele europiane për themelimin e asociacionit, i ka listuar ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo si rezultat që në disa raste, zyrtarë amerikanë, i kanë kërkuar shtetit të Kosovës që të paraqes në tryezë, ide për krijimin e asociacionit.

”Ka disa modele që mund të shikohen. Ju e përmendet Ishujt Oland, ka tjera minoritete që ju mund të shikoni, duke pasur një asociacion apo jo”.

”E keni rastin e hungarezëve në Rumani, pastaj sllovakët në Vojvodinë, keni shumë raste interesante në Zvicër dhe në Itali po ashtu”.

”Mendoj se ja vlen të shikohen, por unë dua të nënvizoj mbështetjen e plotë për zotëri Lajçak, dhe që të gjitha marrëveshjet e kaluara mbi të cilat janë pajtuar Kosova dhe Serbia, duhet të zbatohen”.

(Kosova Sot Online)