"84 për qind e qytetarëve të Kosovës janë shprehur pro tërheqjes së Trustit”

  • E.K /
  • 19 January 2023 - 08:07

Iniciuesi i peticionit për tërheqjen e Trustit Pensional, Adnan Jashari, ka thënë që të votohet unanimisht pro projektligjit, në mënyrë që qytetarët të ju mundësohet tërheqja e trustit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Jashari ka thënë se 84 për qind e qytetarëve të Kosovës janë për tërheqjen e Trustit.

Po ashtu, ai ka thënë se është koha që të votohet pasi qytetarët janë lodhur.

“Presim që të gjithë deputetët e kuvendit të votojnë unanimisht pro, në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e Trustit”.

“Qytetarët janë shprehur që duhet të votohet ky projektligj sepse është nevojë. Është koha e fundit që të votohet sepse qytetarët janë lodhur. 84 për qind e qytetarëve të Kosovës janë shprehur pro tërheqjes së Trustit”.

(Kosova Sot Online)