Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Skenderaj, mbyllen shkollat

  • E.K /
  • 19 January 2023 - 15:11
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Skenderaj, mbyllen shkollat

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë komunë, për shkak vërshimeve të shiut, shkruan “Kosova Sot Online”.

Nura ka skruar se gjendja në Skenderaj është e rëndë si pasojë e rreshjeve.

Nura ka potencuar se edhe në disa fshatra gjendja nuk është e mirë.

Po ashtu, ai ka shtuar se ka formuar Shtabin Emergjent, i cili ndodhet në teren, duke bërë punën e vet.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Si rrjedhojë e reshjeve të panderprera, nga e cila gjendje është rënduar situata në përgjithësi, si dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës sonë.

Kam formuar gjithashtu Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren dhe po e bën punën e vet.

Që nga orët e mengjesit, secila drejtori me njësitë dhe shërbimet vartëse, ndërkohë që edhe me mbështetje të Shërbimit të Zjarrfikësve, është angazhuar të bëjë maksimumin e punës që situata të jetë nën kontrollë, me gjithë vështirësitë dhe kapacitetet ekzistuese karshi sasisë së madhe të ujit nga reshjet e shiut.

Në disa fshatra gjendja është jo e mirë, ndërkohë që ekipet dhe shërbimet komunale me makinerinë e punës po i trajtojnë me kujdes telashet e shkaktuara.

(Kosova Sot Online)