Dy vetura bllokohen në Mitrovicë

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 15:55
Dy vetura bllokohen në Mitrovicë

Raportohet se disa pjesë të qytetit të Mitrovicës janë vërshuar nga reshjet e shumta të shiut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lumi Lushta ka dal nga shtrati duke vërshuar në disa banesa të qytetit dhe duke shkaktuar bllokim të rrugëve.

Po ashtu edhe lumi Ibër ka dal nga shtrati i saj duke vërshuar në gjithë pjesën që quhet “Liqeni Akumulues”.


Derisa edhe dy vetura kanë mbetur të ngujuara afër stadiumit në Mitrovicë për shkak të nivelit të lartë të ujit.

(Kosova Sot Online)