
51 vjeçari përplas me veturë 40 vjeçarin

Një veturë ka përplasur një biçiklitistë sot në Berat, shkruan “Kosova Sot Online”.
51 vjeçari përderisa ishte duke vozitur ka aksidentuar 40 vjeçarin i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Biçikletisti është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Kurse, shoferi i automjetit u dërgua në Komisariat.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, shtetasi D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. B., i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(Kosova Sot Online)