Kapet shantazhuesi i Presidentit

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 18:41
Kapet shantazhuesi i Presidentit

Policia portugeze arrestoi sot një burrë që dyshohet se ka shantazhuar dhe kërcënuar se do të vriste presidentin Marcelo Rebelo de Sousa duke i dërguar një pako me një plumb bashkë me kërkesën për 1 milion euro.

Në deklaratën e saj, policia thotë se arrestimi i të dyshuarit është rezultat i një “hetimi të gjerë” që ka çuar në identifikimin e personit që ka bërë kërcënimet tetorin e kaluar.

I është kontrolluar shtëpia dhe kundër tij është ngritur rasti për zhvatje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas autoriteteve ai kishte precedentë penalë.


“Ky person padyshim që donte para. Nuk ishte një kërcënim politik”, komentoi presidenti, duke shpjeguar se ai nuk e kishte konsideruar kërcënimin veçanërisht serioz.

“Nuk e kam parë letrën”, por autori i saj “ka kërkuar një milion euro, shumë që nuk e kam gjithsesi”, vijoi ai, duke sqaruar se autori i kishte dërguar edhe “një numër telefoni dhe një llogari bankare”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

Marcelo Rebelo de Sousa, 74 vjeç, një ish-profesor juridik dhe komentator politik, u zgjodh president i Portugalisë në vitin 2016, por vazhdoi të angazhohej me bashkatdhetarët e tij pa i kushtuar shumë vëmendje sigurisë dhe protokollit.

(Kosova Sot Online)