Kujt i thotë Trump: U kalbsh në ferr

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 21:17
Kujt i thotë Trump: U kalbsh në ferr

Miku i Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, ishte personi që luajti një rol kyç në hetimin kontrovers ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe spekulimeve për lidhjet e tij me Rusinë.

Por pas arrestimit të McGonigal të shtunën, për shkak se akuzohet se ka punuar për Rusinë, ka reaguar vetë ish-presidenti Trump.

Në një postim në rrjetin social ‘Truth Social’, Trump bëri një postim pasi Departamenti i Drejtësisë bëri të ditura akuzat ndaj McGonigal.

“Ky ishte ai tipi i FBI që m’u vu pas për Rusinë, Rusinë, për mashtrimin me Rusinë, shumë kohë përpara zgjedhjes sime si president. Ai sapo u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr”, shkruan Trump.

Ndërkohë, sipas gazetës NY Post, ishte pikërisht McGonigal njeriu që provokoi nisjen e hetimeve kontroverse ndaj Trump, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

Ai ishte i pari që tha se kishte mësuar nga një këshilltar i fushatës së Donald Trump, se Rusia kishte materiale komprometuese për Hillary Clinton.

Edhe në dëshminë e mëvonshme në Komisionin e Senatit, u tha se ishte një email nga McGonigal, ku thuhej se ka baza për të nisur hetimet, që nxiti hapjen e çështjes nga FBI.

Më pas u caktua një hetues special, raporti i të cilit arriti në konkluzionin se nuk ka prva se Trump apo njerëzit e tij të kenë bashkëpunuar apo të jenë koordinuar me qeverinë ruse për ndërhyrje në fushatën zgjedhore.

(Kosova Sot Online)