Ngjarje e rëndë: 53-vjeçari gjendet i vdekur në kanal

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 08:48
Ngjarje e rëndë: 53-vjeçari gjendet i vdekur në kanal

Një 53-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një kanal në Venecia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dyshohet se viktima mund të ketë pësuar ndonjë goditje si pasojë e ndonjë sëmundje.

Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë rrëshqitur në kanal.

Rasti është duke u hetuar lidhur me rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

(Kosova Sot Online)