Dorëheqja e kryeministres së Zelandës së Re, Osmani: Nuk mendoj se është larguar për shkak të stresit

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 11:29
Dorëheqja e kryeministres së Zelandës së Re, Osmani: Nuk mendoj se është larguar për shkak të stresit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se është shokuar kur ka marrur informacionin të dorëheqjes së papritur të kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se nuk mendon se Ardern është larguar për shkak të stresit apo shumë roleve publike dhe private.

“Ju jeni ndër krerët më të rinj të shteteve në botë. Pothuajse në të njëjtën moshë me Jacinda Arden, kryeministren e Zelandës së Re, e cila dha dorëheqje për shkak të stresit të tepërt dhe e goditur nga brishtësia e saj femërore…”, i tha Osmanit gazetarja italiane në intervistë.

“Për shkak të miqësisë sime me të, kur lexova vendimin e saj, sinqerisht u shokova”, tha Osmani.

“Por nuk mendoj se është larguar për shkak të stresit apo shumë roleve publike dhe private. Ju siguroj se puna e një burri në politikë është po aq stresuese sa e një gruaje”, tha presidnetja.

(Kosova Sot Online)