Nagavci: Ligji i Pagave nuk i rrit pagat

  • E.K /
  • 27 January 2023 - 09:19
Nagavci: Ligji i Pagave nuk i rrit pagat

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagvaci, ka thënë se ligji i pagave nuk është ligj për rritje të pagave.

Ajo tha se për këtë arsye cilësia e arsimit nuk është e dëshirueshme me rezultatet që janë për momentin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nagavci ka shtuar se ka pasur jo pak raste kur persona me kualifikim fillor kanë pasur pagë më të madhe në krahasim me ata me studime master.

“Besoj që përfundimisht janë rënditur mirë punëtorët e arsimit, në raport me të punësuarit tjerë të sektorit publik. Janë larguar diferenca të mëdha në mes të zyrtarëve publik. Partitë opozitare kanë qenë në pushtet përpara nesh për vite me radh, e kanë lënë një sistem të pagave me pabarazi të mëdha. Ne dimë që dallime në sektorin publik janë evidente në sektor të ndryshëm. Ka pasur jo pak raste kur persona me kualifikim fillor kanë pasur pagë më të madhe në krahasim me ata me studime mastër, sepse kanë qenë pjesë e një sektori që ka pasur një miratim”, tha ministrja, Nagavci.

(Kosova Sot Online)