Peach: Arritja e një marrëveshjeje të përhershme përmirëson jetën e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë
Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka thënë se arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kërkoj guxim dhe kompromis, përcjell “Kosova Sot Online”.
Peach ka shtuar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga elementët thelbësorë që duhet të adresohet.
“Arritja e një marrëveshjeje të përhershme që përmirëson jetën e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë guxim dhe kompromis të liderëve politikë nga të dyja palët. Edhe Kosova edhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e marra në dialog. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga elementët thelbësorë që duhet të adresohet, por kjo nuk duhet të pengojë zbatimin e marrëveshjeve të tjera në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja apo përparimin drejt normalizimit përfundimtar”, ka thënë Peach në një intervistë për mediumin kroat “Vecerni list”,
(Kosova Sot Online)