Në bazë të kalkulimeve Albin Kurti e Glauk Konjufca e marrin pagën e njëjtë

  • E.K /
  • 01 February 2023 - 10:59
Në bazë të kalkulimeve Albin Kurti e Glauk Konjufca e marrin pagën e njëjtë

Vlera e koeficientit sa i përket Ligjit të Pagave është caktuar 105 euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë shifër e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të marrin pagën e njëjtë nga 1785 euro.

Që të dy kanë vlerën e koeficientit 17.

(Kosova Sot Online)