Learta Hollaj emërohet zëvendësshefe e stafit të kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 01 February 2023 - 14:54
Learta Hollaj emërohet zëvendësshefe e stafit të kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani

Learta Hollaj, është emëruar zëvendësshefe e stafit të kabinetit të Presidentes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Emërimin e saj e ka bërë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në njoftimin e presidencës thuhet se “ znj. Hollaj ka qenë fillimisht e angazhuar si këshilltare kryesore për zhvillim të qëndrueshëm dhe partneritet. Ajo ka mbuluar portfolion e energjisë, politikave mjedisore e zhvillimore, politikën e jashtme, si dhe projekteve e iniciativave në fushën e barazisë gjinore duke promovuar vazhdimisht partneritetin dhe bashkëpunimin me akterë relevant në fushat përkatëse. Znj. Learta Hollaj ka udhëhequr organizimin e edicionit të parë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ndërsa aktualisht poashtu udhëheq punën në një prej tri shtyllave të zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci e cila fokusohet në avancimin e të drejtave të njeriut përmes promovimit të diversitetit dhe gjithëpërfshirjes”.

“Znj. Hollaj iu bashkua ekipit të Presidentes Osmani në vitin 2020 si këshilltare politike e Kryetares së Kuvendit, e para kësaj ishte anëtare aktive e shoqërisë civile dhe punonte në hartimin e politikave në fushën e energjisë, mbrojtjes së ambientit, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi. Znj. Hollaj studimet bachelor i ka përfunduar në RIT Kosova, ndërsa studimet në nivelin master i ka përfunduar në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest. Znj. Hollaj merr rolin nga Artan Murati i cili ka mbajtur këtë pozitë deri më tani”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)