Prishtinë: Një grua raportoi se s’kontaktoi qe një javë me të, Policia e gjen të vdekur në shtëpinë e tij

  • E.K /
  • 03 February 2023 - 09:19
Prishtinë: Një grua raportoi se s’kontaktoi qe një javë me të, Policia e gjen të vdekur në shtëpinë e tij

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë me dije se rastin e ka raportuar një grua, e cila ka thënë se ka rreth një javë që s’ka arritur të kontaktojë me të.

Viktima jetonte vetëm në shtëpi.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN – Prishtinë 02.02.2023 – 17:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)