Policia e Kosovës shpall në kërkim një serb, dyshohet për krime lufte

  • E.K /
  • 03 February 2023 - 15:45
 Policia e Kosovës shpall në kërkim një serb, dyshohet për krime lufte

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim serbin Filiç (Vojislav) Slaviša, shkruan “Kosova Sot Online”.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, ky person është duke u kërkuar për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile.

Policia kërkon nga qytetarët, që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar ta lajmërojnë policinë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kërkesë për shpallje ne kërkim te pandehurit

Sektori për Hetimin e Krimeve te Luftës, bazuar në ligj 06-L091 i ndryshuar dhe plotësuar ne KPP-e ne ligjin 04-L123, neni346/A pika 4.3. pas dështimit të arritjes së qëllimit ,sipas paragrafin 4.1. dhe 4.2 publikon Urdhër për Shpalljen ne Kërkim të Pandehurit

Personat e shpallur ne kërkimi:

1. FILIĆ (Vojislav) Slaviša - dl.25.07.1963

I pandehuri është duke u kërkuar për veprën penale:

Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- Sektori per Hetimin e Kriveve te Luftes tel.044 220 106

- Qendra Operative –DDP tel.044 500 404

- E-mail adresa: [email protected]

(Kosova Sot Online)