Rritet numri i viktimave, rreth 700 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 11:10
Rritet numri i viktimave, rreth 700 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Të paktën 670 persona raportohen se kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit të fuqishëm, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qindra njerëz të tjerë u plagosën gjithashtu pas tërmetit.

Në Turqi, të paktën 284 persona kanë vdekur.

Në Siri, raportohet për 386 viktima duke përfshirë 239 kryesisht në rajonet e Alepos, Hama, Latakia dhe Tartus.

(Kosova Sot Online)