38-vjeçari rrëzohet nga kati i dytë i banesës

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 12:46
38-vjeçari rrëzohet nga kati i dytë i banesës

Një 38 vjeç dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij në Vlorë, shkruan “Kosova Sot Online’.

Policia ka njoftuar se 38 vjeçari dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Personi në fjalë ka marrur trajtimin mjekësor në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është në hetime.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi O. J., 38 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Aktualisht 38-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)