Shqiptari rrëfen përjetimet e tërmetit në Turqi: Zoti e di si kam dalë, shikoja në shkallë njerëz të shtrirë që binin nga lëkundjet

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 12:18
Shqiptari rrëfen përjetimet e tërmetit në Turqi: Zoti e di si kam dalë, shikoja në shkallë njerëz të shtrirë që binin nga lëkundjet

Një nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi është edhe shqiptari, Brono Dodo, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai në një intervistë tha se ndodhej në një hotel në Adana në momentin kur tërrmeti goditi vendin.

Ai tha se me shpejtësi ka ikur nga hoteli, duke thënë se disa persona ngecën nëpër dhoma dhe se u bllokuan dhe dyert.

Ai shtoi se ky tërmet ishte një tërmet shumë i fortë, i frikshëm.

Dodi tha se doli me urgjencë nga dhoma dhe mundi të shpëtonte dhe një fëmijë teksa zbriste nga kati i 12-të i hotelit.

“Çdo 15 minuta ka lëkundje të fuqishme dhe ky është nnjë problem i madh se jashtë është një i ftohtë i paparë. Janë të angazhuar ushtria dhe çdo institucion për të ëkrkuar në rrënoja, është një situatë shumë e rëndë” tha ai.

Më pas ai rrëfen me detaje momentin e zbritjes nga kati i 12-të i hotelit, ku rrëfen se njerëzit binin përtokë si pasojë e shokut dhe lëkundjeve.

“Unë ndodhesha në kat të 12-të në hotel, u mundova të hapja derën se isha shtrirë. Hapa derën dhe ika me vrap nga shkallët. Shikoja në shkallë njerëz të shtrirë se binin nga lëkundjet, por dhe nga paniku. Aty pashë një grua me dy tre fëmijë dhe mora një nga ata fëmijët dhe zbrita nga shkallët. Zoti e di si kam dalë. Gjithë personat dolën jashtë, Disa ngecën nëpër dhoma se u bllokuan dhe dyert. Ishte një tërmet shumë i fortë, i frikshëm. Ka njerëz nëpër rrënoja, me baballarë, me fëmijë me gra dhe me burra në rrënoja. Mos të harrojmë që Turqia na ndihmoi në tërmetin e vitit 2019”, tha Dodi.

(Kosova Sot Online)