“Zoti na ndihmoftë”, një djalë nga Siria filmon veten nën rrënoja: Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 08:41
“Zoti na ndihmoftë”, një djalë nga Siria filmon veten nën rrënoja: Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes

Një djalë kishte ngecur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit që e goditi Sirinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky djalë ka realizuar dhe ka publikuar në rrjetet sociale një video nga rrënojat.

I riu ka thënë se nuk e di nëse do të jetë gjallë apo do të vdes.

“Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes. Nuk e di sesi ta përshkruaj ndjesinë që përjeton dikush që ndodhet në këtë situatë të vështirë. Siç mund ta shikoni, jam nën rrënoja (ndërkohë bie një tjetër pjesë e mureve). Ka më shumë se tre apo katër familje nga fqinjët tanë të cilët janë po ashtu nën rrënoja. Zoti na ndihmoftë! Nuk di si ta përshkruaj, çdo gjë po dridhet”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)