Ngjarje e rëndë: Një mjeke goditet me grushte nga familjarët e pacientit

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 13:24
Ngjarje e rëndë: Një mjeke goditet me grushte nga familjarët e pacientit

Një mjeke është goditur me grushte nga familjarët e pacientit në spital në Tiranë, transmeton "Kosova Sot Online".

Qendra Spitalore Universitare në Tiranë, ka ardhur me një reagim duke kërkuar mbështetje në punën e bluzave të bardha.

Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit, ku mjekja është goditur me grushte, dhe autorët kanë pretenduar për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre që po mjekohej.

Reagimi i plotë:

Shërbimi Infektiv në QSUT “Nënë Tereza” është një ndër shërbimet pararojë që punon me përkushtim ndaj çdo pacienti.

Nisur nga rasti i dhunshëm ndodhur së fundmi ndaj koleges tonë, ne dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht dhe në cilësinë e duhur.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të vijojë të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri.

(Kosova Sot Online)