Rasti i Dibran Hoxhaj merret në duar nga Prokuroria Speciale

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 14:33
Rasti i Dibran Hoxhaj merret në duar nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e ka marrur në duar rastin e vrasjes së 31-vjeçarit me origjinë nga Kukësi në Prizren, në të cilin të dyshuar janë Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe gjashtë persona tjerë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Rasti në fjalë tashmë ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Andaj, për informacione tjera lidhur me rastin, ju lutem drejtohuni tek kjo prokurori”, tha zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti.

(Kosova Sot Online)