Noka: Bandat e Ramës rrëmbejnë prona kudo, kanë frikë t’i denoncojnë, policia fsheh ngjarjet

  • E.K /
  • 10 February 2023 - 13:05
Noka: Bandat e Ramës rrëmbejnë prona kudo, kanë frikë t’i denoncojnë, policia fsheh ngjarjet

Në “Drejt” në RTV Ora, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u shpreh se bandat e Ramës dhe policia bën gjithçka në këtë vend.

Noka tha se nëpër Shqipëri banditë rrëmbejnë prona dhe nuk guxon njeri t’i denoncojnë, se bandat i presin jashtë komisariatit.

Noka: Jemi katandisur në një pikë ku banda e Ramës dhe policia bën gjithçka. Ne duhet të vrasim këtë “ç’punë kam unë”. Solidariteti duhet të jetë themeli i shoqërisë tonë. E kemi vënë re se ka shumë raste. Aty ishin njerëz të armatosur dhe kanë dhunuar gazetarë.

Nëpër shqipëri banditë rrëmbejnë prona dhe nuk guxon njeri t’i denoncojnë, se bandat i presin jashtë komisariatit. Rrëmbehen prona e pasuri në këtë vend, ndodh batërdia. Policia nuk reagon, por shteti bën cdo gjë për t’i fshehur. Edhe këtë donin ta fshihnin.

(Kosova Sot Online)