Arsimtari në Dragash përfundon në polici, rrahu një nxënës

  • S.A /
  • 11 February 2023 - 09:16
Arsimtari  në Dragash përfundon në polici, rrahu një nxënës

Një i mitur (nxënësi) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari i tij. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:20, në Dragash, përcjell "Kosova Sot Online".

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari,  i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )