Vjosa Osmani rrëfen momentin kur ushtari serb ia kishte vendosur tytën e kallashnikovit në gojë, "Unë iu luta atyre që të mos qëllonin babanë tim"

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 11:01
Vjosa  Osmani rrëfen momentin kur ushtari serb ia kishte vendosur tytën e kallashnikovit në gojë,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” ka treguar një moment kur në vitet e 90-ta si 16 vjeçare ishte përballur me forcat serbe, transmeton "Kosova Sot Online".

Siç shkruan gazeta britanike, një ushtar serb ia kishte vendosur Osmanit tytën e kallashnikovit brenda gojës për ta heshtur.

Kjo siç ka treguar presidentja, kishte ndodhur në një moment teksa kishte lutur forcat serbe që të mos ia qëllonin babanë e saj.

Osmani ka thënë se ushtarët u përpiqen që t’ja mbylllnin gojën asaj.

Osmani ka rrëfyer se ajo ngjarje ishte ferr, duke shtuaar se shumë prej tyre u detyruan që të shkon në Shqipëri në këmbë.

“Unë iu luta atyre që të mos qëllonin babanë tim. Ushtari po përpiqej të më mbyllte gojën. Ishte ferr. Mijëra prej nesh u detyruam të shkonim në këmbë për në Shqipëri. Njerëzit u përdhunuan dhe u vranë.”, ka thënë Osmani për The Telegraph.

(Kosova Sot Online)