Hidhet nga kati i tretë, vdes 64 vjeçari

  • E. /
  • 11 February 2023 - 14:36
Hidhet nga kati i tretë, vdes 64 vjeçari

Një 64-vjeçar ka vdekur, pasi dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i tretë i një ndërtesë sot në Vlorë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

Sot, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një ndërtese, shtetasi B. M., 64 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)