Ky është i riu që u dërgua pa shenja jete në spital

  • A.P /
  • 23 February 2026 - 13:45
Ky është i riu që u dërgua pa shenja jete në spital

Arlind Rudhani është 18-vjeçari që u dërgua pa shenja jete mbrëmjen e së dielës në Spitalin e Mitrovicës. Ai u transportua nga Kçiqi për në spital, por fatkeqësisht humbi betejën me jetën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Familjarët e të ndjerit kanë shkruar për vdekjen dhe humbjen e madhe që kanë pësuar, megjithatë nuk është bërë e ditur dita dhe koha e varrimit.

“Sot, më 23.02.2026, pas namazit të ikindisë, i jepet lamtumira e fundit të ndjerit Arlind Sadik Rrudhani. Varrimi do të bëhet në fshatin Rashan”

Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘Hetim mbi vdekjen’”.

 

(Kosova Sot Online)