Kryeministri Kurti e lëshon seancën e Kuvendit

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 16:05
Kryeministri Kurti e lëshon seancën e Kuvendit

Pasi kryeministri Albin Kurti e la seancën ku po diskutohej për dialogun me Serbinë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë për një orë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri parashtroi propozimin për pauzë me kushtin që do të kthehet Kurti.

“Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike propozojmë që të shkojmë në pauzë, me kushtin që do të na kthehet edhe kryeministri mbrapa që të diskutojmë me të, sepse kjo është seanca e parë që ne si parti opozitare e ftojmë kryeministrin”, tha ai.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci tha se ka shumë deputetë të paraqitur për diskutim.

“E kemi pjesën tjetër të qeverisë këtu, edhe pse nuk është kryeministri”, tha ajo.

Por Bogujevci u desh të pajtohej pasi që partitë tjera opozitare iu bashkuan PDK-së në kërkesën për pauzë.

(Kosova Sot Online)