Tejkaloi në vijë të plotë, vozitësit gjobitet dhe i merret patentë shoferi për tre muaj

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 15:18
Tejkaloi në vijë të plotë, vozitësit gjobitet dhe i merret patentë shoferi për tre muaj

Policia, gjatë patrullimit në Kamenicë, ka hasur në një vozitës i cili tejkaloi në vijë të plotë, ku edhe e kanë gjobitur shoferin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtij vozitësi i është marrë patentë shoferi për tre muaj dhe është gjobitur me 150 euro.

Sipas policisë, me këtë veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut.

“Zyrtarët policorë kanë arritur që të ndalin vozitësin e lartcekur ndaj të cilit kanë shqiptuar gjobën kundërvajtëse në vlerë 150 euro, dy pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për tre muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)