Vetura godet një këmbësor në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 21:41
Vetura godet një këmbësor në këtë vend të Kosovës

Një veturë ka goditur një këmbësor në Arllat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Ahmeti ka theksuar gjithashtu se ngasësi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën se në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari”, në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes” deklaroi Ahmeti.

Ajo shtoi se zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit.

(Kosova Sot Online)