NATO: Ukraina po gjuan deri në 10 mijë predha në ditë

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 18:35
 NATO: Ukraina po gjuan deri në 10 mijë predha në ditë

Dy ditët e fundit të negociatave të NATO-s kanë përfunduar pa një marrëveshje për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, por aleanca ka rënë dakord të sigurojë pjesë rezervë për tanket dhe të rrisë prodhimin e municioneve luftarake.

Sipas NATO-s Ukraina po gjuan deri në 10 mijë predha në ditë, me një ritëm më të shpejtë se ai i prodhimit nga Perëndimi, tranmston oranews.

Kievi ka kërkuar vazhdimisht avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi për të kundërshtuar ofensivën ruse dhe për të rimarrë territorin e humbur, por SHBA dhe Gjermania javët e fundit kanë përjashtuar dërgimin e avionëve, ndërsa Polonia sinjalizoi se janë të hapur ndaj propozimit.

Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov tha se ishte i bindur se vendet perëndimore do t’i përmbushin kërkesat e tyre.

(Kosova Sot Online)