Afera Rama-McGonigal/ Opozita proteston në orën 10:00 përpara Kuvendit, në nisje të seancës

  • S.A /
  • 16 February 2023 - 08:34
Afera Rama-McGonigal/ Opozita proteston në orën 10:00 përpara Kuvendit, në nisje të seancës

Opozita ka thirrur një protestë sot në orën 10:00 përpara Kuvendit të Shqipërisë, në nisje të seancës parlamentare kur pritet të mbërrijë në Kuvend kryeministri Edi Rama, përcjell "Kosova Sot Online".

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u kërkoi qytetarë të marrin pjesë në këtë protestë duke shpjeguar edhe arsyen:

“Protesta është thirrur në ora 10, sepse në orën 10, “RamGonigali” hyn në Parlament.

A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja si ministër i Shqipërisë i “RamGonigalit?! A ka përdhosje më të madhe se fjala e tij aty?!

Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer, brenda dhe jashtë Parlamentit, i bëj thirrje cilitdo që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë në orën 10 në protestë,” tha dje Berisha.

Ndërkohë, në orën 9.00, Berisha do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD dhe fjala e tij do të transmetohet direkt në rrjetet sociale dhe media.

(Kosova Sot Online )