Ramabaja: Serbia sot është më pro-perëndimore

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 22:11
Ramabaja: Serbia sot është më pro-perëndimore

Serbia sot është më pro-perëndimore se sa një muaj më parë, ka theksuar Sadri Ramabaja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se këtë e ka vërejtur, ndërsa po ashtu komenton edhe zhvillimet e fundit në dialog.

“Nuk është se ka qenë gjithmonë shumë pro-ruse, pasi ka luajtur mirë në këto vija. Kam bërë studimet. Serbia sot është më pro-perëndimore se sa një muaj më parë”, tha ai.

Ai komentoi edhe zhvillimet e fundit në Beograd, ku kishte protesta të dhunshme. Ramabaja pretendon se shteti fqinj i Kosovës është në prag të luftës civile.


“Duan që ta shtyjnë njohjen për 7-8 vite. Këtë e bëjnë pasi pastaj besojnë që do ta kenë më të lehtë. Por tani është tension i madh”

“E shoh se në Serbi jemi në prag të luftës civile”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)