Osmani: Shpallja e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës janë fillimi dhe fundi i gjithçkaje që bëj

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 09:05
Osmani: Shpallja e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës janë fillimi dhe fundi i gjithçkaje që bëj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për mediumin katalonas, “El Periodico”, ka folur mbi përshtypjet e saj për bashkimin kombëtar me Shqipërinë.

Osmani tha se shpalljen e pavarësisë së Kosovës e sheh si fillimin dhe fundin e gjithçkaje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidentja ka shtuar se është sakrifikuar dhe punuar shumë që Kosova të jetë e pavarur dhe sovrane.

“Ne kemi sakrifikuar dhe punuar për një Kosovë të pavarur dhe sovrane dhe puna ime do të vazhdojë t’i kushtohet vetëm Kosovës së pavarur dhe sovrane. Shpallja e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës janë fillimi dhe fundi i gjithçkaje që bëj”, deklaroi ajo.

(Kosova Sot Online)