Osmani mban fjalim në foltoren me emblemën e UÇK-së, atë e vendosi Ganimete Musliu

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 11:58
Osmani mban fjalim në foltoren me emblemën e UÇK-së, atë e vendosi Ganimete Musliu

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca solemne në përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidentja e vendit,Vjosa Osmani, për momentin është duke mbajtur një fjalim në Kuvend.

Në foltoren e Kuvendit është vendosur emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e ka vendosur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

(Kosova Sot Online)