Osmani takon senatorin amerikan, falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 16:52
Osmani takon senatorin amerikan, falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me senatorin amerikan nga Neë Jersey, Bob Menendez, në margjinat e Konferencës së Sigurisë, në Mynih të Gjermanisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka shkruar se e ka falënderuar senatorin për mbështetjen ndaj Kosovës.

“E lumtur të diskutoj me senatorin Menendez. E falënderova për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës dhe përkushtimin për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Osmani në Twitter.

(Kosova Sot Online)