Osmani takohet me admiralin Munsch

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 11:27
Osmani takohet me admiralin Munsch

Në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej.

(Kosova Sot Online)