Blinken vizitë në Turqi, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 12:53
Blinken vizitë në Turqi, zbulohet arsyeja

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet që të udhëtojë drejt Turqisë për të diskutuar se si Uashingtoni mund të ndihmojë më tej Ankaranë ndërsa ajo përballet me pasojat e një tërmeti shkatërrues që vrau dhjetëra mijëra njerëz.

Diplomati i lartë amerikan pritet të zbarkojë të dielën në bazën ajrore Incirlik në provincën jugore të Adanas, nga ku do të bëjë një turne me helikopter në zonën e goditur nga tërmeti. Më pas ai do të zhvillojë bisedime dypalëshe të hënën me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu.

Blinken pritet gjithashtu të takohet me presidentin turk Tajip Erdogan, raporton TRT ëorld. Që nga tërmeti, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një ekip kërkim-shpëtimi në Turqi, furnizime mjekësore, makineri për thyerjen e betonit dhe fonde shtesë prej 85 milionë dollarësh në ndihmë humanitare që mbulon gjithashtu Sirinë.

Dy tërmete të fuqishme goditën Sirinë juglindore të Turqisë dhe Sirinë fqinje më 6 shkurt, duke vrarë më shumë se 46,000 njerëz dhe duke lënë mbi një milion njerëz të pastrehë së bashku me një kosto ekonomike që pritet të shkojë në miliarda dollarë.


(Kosova Sot Online)