Ambasadorët mahniten me bukuritë e Kosovës

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 13:45
Ambasadorët mahniten me bukuritë e Kosovës

Ambasadorët e 16 shteteve evropiane të akredituar në Kosovë kaluan fundjavën te vendi i quajtur Guri i Diellit në fshatin Dolloc të komunës së Suharekës.

Me iniciativë të ambasadorit të Shqipërisë, Qemal Minxhozi, dhe mikpritjen e kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, ambasadorët shijuan bukuritë e kësaj zone, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Larg nga zyrat dhe përditshmëria e tyre prej diplomatësh, ambasadorët panë nga afër mundësitë që ofron Kosova në turizmin malor, e në veçanti komuna e Suharekës. Për KosovaPress, ata treguan përshtypjet e tyre dhe u pajtuan që vendi ynë ka shumë mundësi për të zhvilluar turizmin malor.

(Kosova Sot Online)