Berisha: Për bastardin e xhelatëve të shqiptarëve, varfëria në Shqipëri nuk ekziston

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 08:44
Berisha: Për bastardin e xhelatëve të shqiptarëve, varfëria në Shqipëri nuk ekziston

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish për abuzimin e kreut të qeverisë Rama me instalacionin tek zyrat e Kryeministrisë. Një investim që do të gllabërojë rreth 4 milionë euro buxhetit të shqiptarëve.

“Për bastardin e xhelatëve të shqiptarëve Koleka - Rama, varfëria në Shqipëri nuk ekziston”, shkruan Berisha në një tekst të shkurtër që shoqëron një video të kronikës së Syri Tv për këtë abuzim të madh.

Mesazhi:

Për bastardin e xhelatëve të shqiptarëve Koleka-Rama, varfëria në Shqipëri nuk ekziston! Ndaj dhe ai vendos, për të kënaqur syrin dhe xhepin, të blejë instilacionin e drurit për 4 milionë euro, për oborrin e zyrave të tij! #sb

(Kosova Sot Online)