Mbante me forcë të fejuarën në shtëpi, ja se çfarë i ndodhi 30-vjeçarit

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 09:48
Mbante me forcë të fejuarën në shtëpi, ja se çfarë i ndodhi 30-vjeçarit

Policia e Mallakastrës ka proceduar penalisht një 30-vjeçar, pasi dyshohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj në banesë të fejuarën e tij, raporton “Kosova Sot Online”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 30 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj, në banesë, një shtetase (e fejuara e tij),” njofton policia.

(Kosova Sot Online)